Gazeta Rrënjët

15-VJETORI I GAZETËS
“RRËNJËT”

 Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të gazetës periodike “Rrënjët” ishte një dëshirë e botuesit të saj Z. Hasan Aliaj, që përshtypjet e lexuesve t’i përmblidhnim në një libërth modest. Tashmë gazeta periodike “Rrënjët”, për vlerat historike dhe kulturore që mbart, ka pasur një shtrirje të gjerë në trevat mbarëshqiptare dhe kjo i detikohet punës së bashkëpunëtorëve të saj. Meqë na jepet rasti falënderojmë ata persona dashamirës të kulturës shqiptare, që herë pas here kanë mundësuar botimin e gazetës. Më lejohet të them se numri i fundit për vitin 2017 të gazetës “Rrënjët” është financuar nga një personalitet i spikatur i kulturës shqiptare, i cili me modestinë që e karakterizon ka preferuar të ruajë anonimatin.
Sigurisht që merita më e madhe i takon botuesit Z. Hasan Aliaj, i cili megjithë vështirësitë financiare ia ka dalë mbanë, që kjo gazetë modeste të mbijetojë në tregun e vështirë dhe problematik të shtypit shqiptar. I gjithë mundi dhe përkushtimi i Z. Hasan Aliaj në vitin 2017 është vlerësuar nga Akademia Alternative Pegasiane me çmimin “Gazeta më e mirë e vitit”. Çmimi iu dorëzua kryeredaktorit të gazetës nga Prof. Dr. Kristaq Shabani, Kandidat për Çmimin Nobel për vitin 2017. 
Kjo i detikohet punës së stafit dhe bashkëpunëtorëve të gazetës, duke filluar nga Z. Bujar Karoshi, i cili me modestinë që e karakterizon mundëson faqosjen dhe shtypjen e gazetës. Më pas vijojmë me publiçistin Ylli Polovina, i cili gjatë viteve që punonte në Sektorin e Diasporës në Ministrinë e Jashtme e ka shpërndarë gazetën anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë që jetojnë e punojnë me ndershmëri dhe pastërti, duke ruajtur të pacënuara ato vitrtyte që na i kanë trashëguar të parët tanë. Mertë për shpërndarjen e gazetës në Elbasan, Pogradec dhe Korçë ka Prof. Sitki Çerekja, i cili duke shftytëzuar rrethin e gjerë shoqëror, që ka krijuar gjatë viteve që ka punuar në arsim bën të mundur që gazeta të shkojë tek dashamirësit e saj, të cilët e presin me padurim numrin e radhës. Studiuesi i pasionuar Mark Palnikaj e shpërndan gazetën në Kosovë, ndërsa Nikolin Lëmezhi në Shkodër. Në Tiranë gazeta shpërndahet falas pranë Muzeut Historik Kombëtar.
Nëpër faqet e këtij libërthi modest do të njiheni me përshtypjet e bashkëpunëtorëve të gazetës “Rrënjët”, që pavarësisht një numri rendor, të cilin e kemi vendosur vetëm për shkak të radhës kronologjike kur janë shkruar, por për nga rëndësia të gjitha përshtypjet e tyre i konsiderojmë të barabarta, si të atyre të orëve të para edhe të atyre të orëve të fundit.

Andrea Llukani
Kryeredaktor i gazetës “Rrënjët”


rrenjet kopertine

15 VJETORI I GAZETËS RRËNJËT